JUVELIVE

21 korrik 2009

Ferguson: Ronaldo më i mirë se Kaka e Messi

Manchester - Trajneri i Manchester Unitedit nuk e ka humbur dashurinë ndaj Cristiano Ronaldos.
Në një intervistë për tabloidin “The Sun”ai iu përgjigj me superlativa pyetjeve rreth ish-lojtarit që e ka stërvitur për shumë vite. "C. Ronaldo është lojtari më i mirë në botë. Ai është një futbollist më i mirë se Kaka dhe Lionel Messi. Padyshim se do të na mungojë, por ne jemi të fortë edhe pa të", deklaroi Sir Alex Ferguson.