La Paz – Një djalosh 12 vjeçar bolivian ka bërë debutimin në Serinë A të vendit të tij. Lajmi për Julio Cesar Baldivesia ka bërë xhiron e botës dhe nuk mund të ishte ndryshe.
Fëmija-fenomen është futur në fushë nga trajneri (që është edhe babai i tij) kur skuadra e Aurorës e Serisë A boliviane luante përballë ekipit kryeqytetas La Paz. Sipas mediave kundërshtarët nuk kanë patur mirësjellje ndaj djaloshit, përkundrazi menjëherë ndaj tij është kryer një ndërhyrje e rendë në kavilje. Pas kësaj të kuptueshme edhe lotët e “vogëlushit” Julio Cesar në fushë. Por më pas si një futbollist profesionist ai ngrihet nga barrela dhe shtrëngon dhëmbët deri në fundin e ndeshjes.