JUVELIVE
▼
03 korrik 2009
Deschamps qet kushte për Canën
I kërkuar nga Arsenal, Hamburg dhe Wolfsburg, Lorik Cana është shumë larg qëndrimit te Olympique Marseille, derisa po afrohet fillimi i sezonit të ri. Edhe pse interesimi i Topxhinjve duket më prestigjiozi, është klubi nga Bundesliga, Hamburg, ai që është në ‘pole position’ për transferimin e reprezentuesit shqiptar. Trajneri i ri i Marseilles, Didier Deschamps, në një konferencë për media, ka pranuar se statusi i kapitenit të ekipit të tij mbetet i paqartë. Megjithatë, ai ka treguar se janë 3 kushte që duhen plotësuar në mënyrë që Cana të largohet. “Kushti i parë është Loriku të shkojë te një klub që i përshtatet, ndërsa i dyti që ai klub të ofrojë shumën që Marseille e kërkon. Kushti i tretë është që unë të gjej një futbollist që do të ishte i mirë si Cana ose më i mirë. Për mua ky mund të jetë Stephane M'Bia i Rennais”, ka thënë Deschamps.