JUVELIVE

03 korrik 2009

Corinthians fiton Kupën e Brazilit

Corinthians ngriti trofeun e tyre të dytë të sezonit pas triumfit në Kupën e Brazilit. Barazimi 2-2 me Internacionalin në ndeshjen e dytë në Porto Alegre, ku u përjashtuan nga një futbollist i të dyja ekipeve si dhe trajnerët, i solli Corinthiansit fitoren me rezultat të përgjithshëm 4-2. Corinthians është kampion i dyfishtë pasi më herët gjatë këtij sezoni fitoi kampionatin regjional Paulista. “Kemi arritur njërin prej objektivave kryesorë të vitit”, deklaroi sulmuesi brazilian Ronaldo.