Sulmuesi i Sampdorias, Antonio Cassano ka befasuar të gjithë duke u paraqitur në stërvitje disa javë para bashkëlojtarëve të tij. 26 vjeçari duket se ka ndryshuar qëndrimin e tij negativ që i kishte kushtuar shtrenjtë në të kaluarën. Të mërkurën ai bëri disa xhiro duke vrapuar rreth qendrës stërvitore të ekipit para se të punonte në palestër. Cassano është duke bërë gjithçka për të zgjuar vëmendjen e selektorit të Italisë, Marcelo Lippi, i cili nuk e ftoi në ekip për Kupën e Konfederatave. Cassano synon të paraqitet në Kampionatin botëror 2010.