03 korrik 2009

Akuafreska: Inter, do të pendohesh!

Fjalët e para të Robert Akuafreskës, që është dhënë borxh tek Atalanta, kanë qenë për Interin, që nuk ka besuar tek ai dhe e ka shitur tek Xhenoa: “Më në fund është mbyllur një periudhë e vështirë, - ka thënë lojtari. - Kam zhvilluar shumë negociata, në të cilat më është dukur vetja si një pako poste, e hedhur nga një anë tek tjetra. Shpresoj, që në fushë, t’i bëj të pendohen drejtuesit e Interit, që nuk kanë patur besim tek unë. Në fillim kam qenë në bashkëpronësi me Interin, më pas borxh, kam vazhduar gjithmonë përpara në rrugën time pa ndihmën e Interit”. Më pas ka shpjeguar zgjedhjen e tij për të veshur fanellën e klubit bergamask: “Pse nuk kam mbetur tek Xhenoa? Aty janë Krespo dhe Flokari, bashkë me drejtuesit e klubit kuqeblu kemi menduar se ishte më mirë të kaloja tek një skuadër ku mund të luaja rregullisht”, ka thënë Akuafreska.