27 qershor 2009
Xhenoa, gjithnjë e më afër Dembeles
Për Musa Dembele egziston vetëm Xhenoa. Këtë e ka konfirmuar menaxheri i sulmuesit belg i skuadrës AZ, Patrik Vervoort: “Jemi në pritje për të zhvilluar një takim tjetër, që varet nga presidentët e dy klubeve, të cilët janë shumë të zënë me punë në këtë periudhë. Me Xhenoan nuk është arritur akoma asnjë marrëveshje, por nuk ka asnjë dyshim se kuqeblutë janë zgjedhja e parë e Dembeles. Për lojtarin do të ishte një mundësi e mirë, edhe pse akoma nuk është vendosur asgjë. Për momentin Xhenoa është i vetmi ekip që ka kontaktuar me AZ-në, klubet e tjera kanë kërkuar thjesht disa informacione”, - ka thënë Vervoort.