27 qershor 2009

Juventusi sfidon Mançesterin për Rosin

Edhe pas bisedës së djeshme telefonike mes Sekos dhe Xhuzepe Bozos, menaxher i Fabio Grosos, asgjë s‘është përfundimtare. Groso është në shënjestrën e Juves, por palët do të ridiskutojnë javën që vjen. Juve nuk do të ofrojë Kamoranezin, që i pëlqen Lionit, ama Trezege nuk u intereson francezëve. Juventusit mund t‘i leverdisë largimi i Trezegesë, që të mund të ofrohen mbi Xhuzepe Rosin. Vilareal është i interesuar, por tani Juve duhet të përballet edhe me konkurrencën e Mançester Junajtid.