01 qershor 2009
Talenti Dejan Lovren zgjon interesin e gjigantëve
Dejan Lovren është një mundësi e shkëlqyer për të përforcuar mbrojtjen e Juventusit dhe Milanit për sezonin e ardhshëm. Mediat italiane publikojnë se mbrojtësi 20 vjeçar i Dinamos së Zagrebit dhe përfaqësueses kroate U-21 pritet të debutojë në kampionatin italian në fund të kësaj vere.Lovren ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane me paraqitjet e tij të shkëlqyera në radhët e skuadrës së Dinamos. Për shërbimet e tij janë të interesuara skuadrat e Mançesterit, Totenhemit, Arsenalit, Çelsit, Juventusit dhe Milanit. Kroati luan në qendër të mbrojtjes, dhe me të dhënat që disponon mund të kontribuojë mjaft në skuadrat e lartpërmendura. Kontrata e Dejan Lovren me Dinamon e Zagrebit skadon në vitin 2011. Klubi kroat mund ta lëshojë atë për shifrën modeste të 2 milionë eurove.