01 qershor 2009
Reali pritet të shpenzojë 250 milionë euro në merkato
Reali i Madridit pritet të shpenzojë plot 250 milionë euro në merkaton e kësaj vere. Këtë lajm e bën të ditur menaxheri i njohur, Ernesto Bronzeti, menjëherë pas arritjes së marrëveshjes mes Realit dhe trajnerit të njohur Manuel Pelegrini.Në një intervistë për “Contro Campo”, Bronzeti është shprehur: “Objektivat e Realit? Janë ata, Kaka, Riberi, Ibrahimoviç dhe natyrisht, Kristiano Ronaldo”.“Mbretëresha e Evropës” sapo arriti një marrëveshje me teknikun kilen Pelegrini, i cili është caktuar nga Florentino Perez si arkitekti i “Realit të Ri Galaktik”. Madrilenët derdhën në arkat e e Vilarealit 4 milionë euro për të marrë shërbimet e këtij trajneri.