27 qershor 2009
Serie A, 2 miliardë euro të humbura në nëntë vite
Futboll dhe kursime, është ky binomi i rikthyer në modë në Serinë A, i detyruar gjithashtu edhe nga kriza ekonomike që ka përfshirë të gjithë botën. 2 miliardë euro të djegura në më pak se dhjetë vite, saktësisht që nga viti 2000 e prapa, për një mesatare prej 200 milionë eurosh humbje në sezon, janë një shifër e frikshme për një ndër kampionatet më të forta në botë. Futbolli italian duhet të ndryshojë sistem, ose më saktë ka nisur ta zbatojë atë, fillimisht duke shkurtuar pagat stratosferike të kampionëve të skuadrave të mëdha, si Milani, Inter e Juventus, ndonëse edhe skuadrat e tjera si Roma, Fiorentina dhe Lacio paguajnë mbi 100 milionë euro çdo sezon vetëm rroga futbollistësh. Më e keqja është se këto shpenzime as nuk rimbursohen, pasi në vitet e fundit, përveç Milanit askush tjetër nuk ka arritur të triumfojë në Ligën e Kampioneve, fitimet e së cilës janë kolosale.