01 qershor 2009

Qytetet ku do te luhen ndeshjet e kapionatit boteror 2014.

Bordi drejtues i FIFA-s, ka zgjedhur 12 qytetet që do të mirëpresin Kupën e Botës 2014 në Brazil. Mijëra brazilianë janë mbledhur në stadiumin Maracana për të ndjekur direkt anuncimin e FIFA-s, që është transmetuar në ekrane gjigandë. "Në 1950, Kupa e Parë e Botës është luajtur këtu. Brazili humbi dhe tashmë do të kemi mundësinë ta kemi edhe një herë shansin, në 2014, një mundësi për të fituar Kupën e Botës përpara tifozëve brazilianë," vlerësoi ish-trajneri dhe lojtari i Selecaos, Mario Zagallo.Në fakt nuk ka patur surpriza të vërteta dhe janë Belo Horizonte, Brasilia, Cuiaba, Curitiba, Fortaleza, Manaus, Natal, Porto Alegre, Recife, Rio de Janeiro, Salvador dhe Sao Paulo që kanë marrë OK për të mirëpritur ndeshjet e turneut. 17 qytete kanë vendosur kandidaturën, por 5 prej tyre do të refuzoheshin.FIFA kërkonte që ndeshjet të luheshin në 10 qytete, por pas kërkesës së brazilianëve vendosi të shtonte edhe dy qytete. Seleksionimi mbulon rajonet kryesore të Brazilit ndërsa si rezultat i zgjedhjes skuadrave do t’i duhet të udhëtojnë në distance të gjata për të luajtur në stadiume të ndryshme.Brazili është vendi i peste më i madh në botë nga pikëpamja gjeografike.Finalet e Botërorit në 2014 do të jenë të parat që zhvillohen në Brazil, që nga viti 1950, kur Uruguay fitoi kundër organizatorëve në finale. Brazili është edhe skuadra rekordmene, me 5 Kupa Bote, duke e fituar më shumë se të tjerët trofeun më të rëndësishëm futbollistik.