01 qershor 2009

Ancelotti ne Chelsea-Zyrtarisht.

Nje dite pas largimit nga nje ekip i madh, Carlo Ancelotti hap siparin e nje aventure te re. Trajneri perfundon punen e tij me Milan dhe behet trajneri i Chelsea-t.Shoqeria angleze njoftoi kontraten trevjecare me nje prej emrave me te medhenj te trajnereve te botes.Kontrata parashikon 7 milione euro per sezon, duke e kthyer Ancelotti-n ne teknikun me te paguar ne historine e Premier League.Ancelotti do ta nise punen e tij ne muajin korrik.