Në shtëpinë e Milanit punohet për merkaton. Pasi ka blinduar Paton, çështja është e hapur për Andrea Pirlon. “Nuk ka asnjë ofertë”, - tha Galiani para dy ditësh. Vërtet oferta s’është, por ideja po. Dhe është ajo për t’ia shitur mesfushorin Çelsit për 25 milionë euro dhe të synohet më pas Fabregas.
Ardhja e spanjollit do të shërbente për të shuar inatin e tifozëve. Por për ta sjellë mesfushorin e Arsenalit në Milano duhen 35 milionë euro dhe Milani qenka i gatshëm ta blejë në rast se e shet Pirlon. Pikërisht Galiani ka pasur një darkë pune me Karlo Ançelotin, trajnerin e ri të Çelsit, ku kanë folur pa dyshim për merkaton. Por jo vetëm kaq: me shitjen e Pirlos, Milani do të kursente edhe në frontin e rrogave. Mesfushori fiton 6.5 milionë në vit dhe kontrata i skadon pas dy vjetësh, ndërsa Fabregasi mund të kënaqet edhe me 4 milionë euro në sezon. Spanjolli pra do të ishte një blerje ideale për Milanin.