JUVELIVE

25 maj 2009

Torino-Xhenoa përfundon në sherr

Në stadiumin “Olimpiko” të Torinos fundi i ndeshjes midis vendasve dhe ekipit të Xhenoas ka qenë shumë i ndezur. Në minutat shtesë Abate, i dëshpëruar për humbjen e sigurtë të ekipit të tij, ka qenë protagonist i një ndërhyrjeje të ashpër që i ka kushtuar kartonin e kuq.
Ndërkohë, pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit ka shpërthyer një sherr i vërtetë, ku janë përfshirë praktikisht të gjithë lojtarët që ishin në fushë dhe ata që ishin në stolat respektivë. Për të rivendosur qetësinë, ka qenë e nevojshme ndërhyrja e forcave të sigurisë së stadiumit. Tani për skuadrën e Torinos, që drejtohet nga Kamoleze, Seria B është vetëm një hap larg, ndërsa ekipi i Xhenoas mund të shpresojë akoma për një vend në Champions.