JUVELIVE

25 maj 2009

Inter, Mourinjo kërkon parà për të qëndruar

Tekniku zikaltër duket se i ka kërkuar klubit milanez një rritje të rrogës deri në 10 milion euro
Hoze Mourinjo ka deklaruar se kërkon ta rrisë mundësinë e qëndrimit të tij tek Interi nga “99,99% në 100%”. 0,01 që mungon duket se varet nga një rritje e rrogës së portugezit dhe nga një liri veprimi më të madhe përsa i përket lojtarëve. Horge Mendez, agjenti i trajnerit zikaltër, flitet se është duke negociuar me klubin një rinovim të kontratës deri në vitin 2012 (marrëveshja aktuale skadon një vit më përpara) me një rritje të rrogës deri në 10 milion euro.
Gjithashtu, mësohet se Masimo Morati nuk ka ndërmend të bëjë një rezistencë të madhe, duke iu nënshtruar kështu sakrificës së radhës ekonomike, qëkur ndodhet në drejtim të Interit, për të kënaqur trajnerin e tij, që pasi të hedhë firmën do të falenderojë ngorhtësisht Realin e Madridit për ndihmën e çmuar që i ka dhënë dhe do të vazhdojë të merret me projektimin e sezonit të ri interist.
Që fillon, natyrisht, nga lëvizjet në merkato. Dhe Mourinjo, ka lëshuar një tjetër mesazh të qartë lidhur me çështjen Kruz dhe mbi dëshirat që kanë Morati dhe Branka për ta mbajtur lojtarin: “Rinovimi i Kruzit? Nuk bëj asnjë koment, - ka thënë portugezi. - Nëse do të bëhej zyrtar atëherë do të thoja sigurisht diçka”. Si për të thënë: mos guxoni, ose 0,01% do të rikthehet prapë. Mbi të gjitha, vëmendja duhet përqendruar tek rindërtimi i një ekipi për të qenë më në fund protagonist në Champions Ligë.
Por emrat që bëjnë pjesë në listën e “Të Veçantit”, rastësisht, janë ata të besnikëve të tij, pjesëtarë të ngushtë të klanit portugez: bëhet fjalë për Rikardo Karvajon (”Eshtë një nga mbrojtësit më të mirë në botë”) dhe Dekon (”më pëlqen, është e vërtetë”) që tashmë nuk konsiderohen të paprekshëm tek Çelsi që, me Karlo Ançelotin, përgatit një ndryshim të madh në organikën e skuadrës.
Notat pozitive të këtij operacioni: një çmim i pranueshëm (11-12 milion për të dy lojtarët) dhe një eksperiencë dhe klas ndërkombëtar që nuk vihet në dyshim. Kundra: vijnë nga një sezon jo shumë pozitiv (probleme fizike për mbrojtësin, shumë stol për fantazistin) dhe nuk janë më shumë të rinj, Karvajo është 31 vjeç dhe Deko 32. Kush ia spjegon këtë Kruzit?
KUAREZMA TEK XHENOA - Merkatoja e Interit është gjitnjë dhe më shumë e lidhur me emrin e Horge Mendezit, që përveç se është agjenti i Mourinjos, është edhe menaxheri i disa lojtarëve që rrotullohen në orbitën zikaltër. Mendez është takuar me Brankën. Një nga temat e bisedimit ka qenë edhe Kuarezma, që Interi do ta marrë nga Çelsi dhe ta japë borxh tek Xhenoa. Po, tek Xhenoa, me të cilin klubi i Moratit ka nisur një dialog që është akoma i hapur. Më pas Deko, që i pëlqen shumë Mou-së.
TEK INTERI ME 100% - “Mourinjo do të qëndrojë tek Interi me 100%, presidenti Morati e di të vërtetën, unë kam një kontratë deri në vitin 2011″. Ndërkohë, Interi, kampioni i freskët i Italisë, ka marrë në Kaljari humbjen e katërt në këtë sezon. Por në përfundim të ndeshjes me trajnerin zikaltër nuk flitet për këtë humbje, por për të ardhmen e tij. Edhe pse e përditshmja “As” dje ka publikuar edhe “kushtet” që portugezi ka vendosur për të kaluar tek Reali i Madridit. “Nuk është e vërtetë, janë vetëm fjalë, - kundëpërgjigja e Mourinjos -, nuk kam nevojë të përgatis terrenin për një largim. Jam shumë afër me Interin. Sot (dje) është dita e Paolo Maldinit, për këtë që duhet folur”.