Klaudio Ranieri, ish-trajneri i Juventusit, deklaron se blerja e brazilianit Diego ka qenë një ide e tija për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. “Pavarësisht se me një lojtar si braziliani, do më ishte dashur të ndryshoja sistemin e lojës së skuadrës, pranoj që Diego është një lojtar fantastik dhe idenë për blerjen e tij ua kam dhënë unë drejtuesve të klubit, pavarësisht se media italiane shpeshherë ka theksuar se Ranieri është një trajner që pëlqen një lojë muskuloze. Gjithsesi, tani më vjen shumë keq që nuk do të kem mundësinë të stërvit atë, por shpresoj që ai të nisë një aventurë pozitive në Itali dhe të jetë frytdhënës për Juventusin.