JUVELIVE
▼
23 maj 2009
Pato ëndërron: Dua të jem Maldini i golave!
Alesandre Pato ka shumë dëshira dhe objektiva në të ardhmen me fanellën e Milanit: “Dua të bëhem një titullar fiks, i pazëvendësueshëm, kur ta meritoj, - tha sulmuesi brazilian, - sepse kur të vijë momenti do të thotë që jam bërë vërtet një kampion i madh. Po punoj shumë për këtë gjë.Dua të bëhem si Maldini, një kampion në kuptimin absolut. Nëse është e vërtetë që Ronaldo është idhulli im, sulmuesi im për t’u imituar, Maldini përfaqëson shembullin për çdo lojtar. Nga kapiteni ynë do të doja të kisha edhe unë jetëgjatësinë në futboll, profesionalizmin, pasionin dhe përkushtimin që jep dhe që e ka shfaqur edhe në stërvitje. Cili sulmues më pëlqen në Serinë A? Sigurisht japonezi Morimoto i Katanias. Më kujton shumë në lëvizje dhe në “look” idhullim tim Ronaldo. Jo më kot i thonë Ronaldo japonez.”