JUVELIVE
▼
23 maj 2009
Kasano: Në kombëtare vij edhe si mbrojtës
Do të isha shumë i kënaqur nëse do të shkoja në Kupën e Konfederatave, edhe si lojtari i 23-të, mbrojtës i majtë apo mbrojtës i djathtë”. Antonio Kasano i lëshon një mesazh Marçelo Lipit, duke folur mbi një rikthim të tij te “axurrët”: “E respektoj Lipin, nuk kam pasur asnjëherë probleme me të dhe nëse nuk më thërret, nuk do të flas keq për të, sepse nëse kam diçka, do t’ia thoja personalisht. Ky sezon ka qenë pozitiv për mua dhe skuadrën time. Arritëm në 1/16-ën e Kupës UEFA, kampionati nuk na shkoi keq dhe dolëm në finale të Kupës së Italisë. Mourinjo?Tani të gjithë thonë se është një njeri i zoti, asnjë s’thotë të kundërtën. Mourinjo, Kapelo e Fergusoni janë tre trajnerët më të mirë në 10 vitet e fundit. Mourinjo është më personazh nga të tre, i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, si unë”.