JUVELIVE
▼
26 maj 2009
Lionel Mesi: Dua Champions-in, dhe ëndërroj trofeun
Finalen e tij të parë në Champions, Leo Mesi e ka parë nga tribuna e "Stade de France". I trajtuar nga Rajkard si një 18-vjeçar çfarëdo, ai shtrëngonte stolin e tij kur Eto‘o e Beleti mundnin Arsenalin. Më pas ishte kaq i irrituar, saqë nuk zbriti në fushë për të festuar: "Nuk ndihesha pjesë e atij grupi". Tre vite më vonë, Mesi i vogël është konsideruar si lojtari më i mirë në botë, dhe sot në Romë do të jetë në fushë, në ndeshjen e vitit ndaj Mançester Junajtid. "Tani e di se atëherë do të duhej të kisha festuar, thotë Mesi, sepse nuk janë të shumtë lojtarët që kanë mundësi ta fitojnë Champions League. Është një trofe special, por është e vërtetë që, nëse do ta fitosh, duhet të luash mirë gjatë gjithë sezonit. Por do të ishte shumë bukur ta fitosh finalen duke qenë në fushë. Vitin e kaluar na goditën me kundërsulmin, por këtë herë do të jetë krejtësisht ndryshe".