JUVELIVE
▼
26 maj 2009
Kristiano Ronaldo: Dua të fitoj gjithçka, kështu jam gatuar
Kristiano Ronaldo, fituesi i "Topit të Artë", kërkon një "kafshatë" më të madhe, sepse është "një fitues". Në prag të finales ndaj Barcelonës, portugezi nxjerr në pah një egoizëm të pashoq, që e karikon në maksimum: "E di që kemi fituar shumë, thotë ai, por vazhdoj të jem akoma edhe më i uritur. Jam një lojtar shumë ambicioz dhe me karakter të fortë. Mbi të gjitha në nivelin personal, që është gjëja më e rëndësishme për mua. Të tjerët mund të thonë ç‘të duan, por unë vazhdoj të mendoj kështu. Do të vazhdoj të sillem si në 2003, 2004, 2005 e deri tani. Do të jem gjithnjë edhe më ambicioz, për të triumfuar si në nivel klubi, ashtu edhe në nivel personal. Të fitosh është bukur dhe unë dua të fitoj gjithnjë e më shumë".