JUVELIVE

26 maj 2009

Kuze rikthen të moçmit në kombëtare

Josip Kuze ka publikuar listën e futbollistëve të futur për dy ndeshjet e radhës kundër Portugalisë dhe Gjeorgjisë. Risitë në listën e trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare nuk mungojnë. Kroati ka rikthyer në skuadër treshen Erion Bogdani, Jahmir Hyka e Edmond Kapllani.

Selektorit i ri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuze, të martën ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2010, kundër Portugalisë, si dhe për miqësoren kundër Gjeorgjisë.

Risi në listën e trajneri kroat, është rikthimi në Kombëtare i treshes Edmond Kpllani, Erjon Bogdani e Jahmir Hyka, të cilët ishin lënë jashtë ekipit nga ish- selektori i Shqipërisë, Arie Haan.

Kuze gjithashtu ka ftuar disa emra të rinj në ekipin kuqezi. Bëhet fjalë për anëtarin e Teutës nga Durrësi, Emilian Vila, Jetmir Sefa nga skuadra e Tiranës si dhe Enea Kolicin, portierin e ekipit grek, Iraklis.

Në mesin e 27 të ftuarve janë edhe pesë futbollistë kosovarë, Samir Ujkani, Lorik Cana, Debatik Curri, Armend Dallku dhe Besart Berisha.

Aventura e Josip Kuzes në krye të ekipit kuqezi do të fillojë më gjashtë qershor, kur Shqipëria në stadiumin ‘Qemal Stafa’ në Tiranë do të përballet me Portugalinë, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2010.

Pas katër ditëve, kuqezinjtë do ta zhvillojnë edhe një ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Gjeorgjisë. Në këtë përballje ish-trajneri i Dinamos së Zagrebit, do të ketë rastin t’i provojë disa futbollistë të rinj.

Kuze zgjedh stafin

Pas ardhjes në krye të ekipit kombëtar të Shqipërisë, Josip Kuze ka zgjedhur edhe stafin e tij. Ndihmës i Kuzes do të jetë kroati Dzemal Mustedanagiç, derisa Ilir Bozhiq do të jetë trajner i portierëve.

Kuze në ekipin kuqezi ka zëvendësuar të larguarin Arie Haan. Kroati ka firmosur kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit e gjysmë, nëse arrin rezultat me ekipin shqiptar.

Futbollistët e ftuar

Isli Hidi, Samir Ujkani, Enea Kolici, Debatik Curri, Armend Dallku, Kristi Vangjeli, Andi Lila, Elvin Beqiri, Ansi Agolli, Endrit Vrapi, Admir Teli, Lorik Cana, Ervin Skela, Ervin Bulku, Gilman Lika, Dorian Bylykbashi, Jahmir Hyka, Klodian Duro, lis Bakaj, Gjergj Muzaka, Emilian Vila, Jetmir Sefa, Hamdi Salihi, Erjon Bogdani, Edmond Kapllani, Besart Berisha dhe Migen Memelli.