JUVELIVE

26 maj 2009

Bufon nuk ngopet: Duhen akoma blerje

Portieri i Juventusit, Xhixhi Bufon, vazhdon të këmbëngulë për cilësinë e skuadrës, përsa i përket sezonit të ardhshëm. Edhe pse drejtuesit e klubit bardhezi po tregohen aktivë në merkato, ai ka kërkuar që të vijnë edhe disa futbollistë të tjerë cilësorë. “Kam një kontratë deri në vitin 2013 me klubin e Juventusit dhe kam ende shumë kohë. Gjithsesi, dua që sezonet e ardhshme të jenë shumë të suksesshme për ne. Duhen blerje cilësore, të cilat do na drejtojnë te trofetë e rëndësishëm. E di që drejtuesit kanë arritur të sigurojnë shërbimet e disa futbollistëve, por duhen ende të tjerë”, tha Bufon, i cili ka pranuar disa herë që i mungojnë sukseset.