27 maj 2009

Juninho largohet nga Lyon

Juninho e ka shkëputur kontratën me Olympique Lyon, e cila e lidhte edhe për një vit tjetër me këtë klub. Këtë lajm e ka konfirmuar presidenti i klubit francez, Jean-Michel Aulas. Mesfushori brazilian, kishte arritur në Francë në vitin 2001 nga klubi brazilian Vasco de Gama. Juninho, i cili përpos 7 titujve të Francës e kishe fituar edhe një Kupë të këtij shteti, ka luajtur në 344 ndeshje për Lyon duke realizuar fiks 100 gola, golashënuesi i katërt më i mirë në histori të Lyon.