27 maj 2009

Jol, trajner i ri i Ajax

Martin Jol është trajner i ri i Ajax Amsterdam. Këtë lajm e ka bërë të ditur vet klubi holandez, duke precizuar se trajneri i ri ka nënshkruar kontratë trevjeçare.Jol, i cili kishte kontratë me Hamburg deri në vitin 2010, do ta zëvendësojë trajnerin Marco van Basten, i cili e kishte paraqitur dorëheqjen e tij disa javë më parë, para përfundimit të sezonit holandez.