06 prill 2009

Serie A: 11-shja më e mirë e javës së 30-të

Sergio Pellissier është sulmuesi i javës në Serie A pas tre golave të shënuar për Chievon në barazimin 3-3 ndaj Juventusit në Olimpico dhe shoqërohet në sulm nga ylli i Fiorentinës, Alberto Gilardino.
Faqja e futbollit Goal ka bërë përzgjedhjen e më të mirëve të javës, e cila ka këtë strukturë:

Portier: Sebastien Frey (Fiorentina)

Mbrojtës: Gianluca Zambrotta (Milan); Salvatore Bocchetti (Genoa); Philippe Senderos (Milan); Maxwell (Inter)

Mesfushorë: Mauro Camoranesi (Juventus); Angelo Palombo (Sampdora); Thiago Motta (Genoa); Marek Hamsik (Napoli)

Sulmues: Alberto Gilardino (Fiorentina); Sergio Pellissier (Chievo)