Frank Lampard kryeson listën e lojtarëve më të mirë të javës në Premier League, pas paraqitjes së shkëlqyeshme ndaj ekipit të Alan Shearer, Newcastle United.
Lampard ishte në listën e golashënuesve të Chelseat në fitoren 2-0 dhe është rreshtuar krahas dy bashkëlojtarëve të tij të kombëtares angleze, Steven Gerrard dhe Gareth Barry, në përzgjedhjen e bërë nga Eurosport.
Gerrard ishte shtylla e Liverpoolit në fitoren minimale të vikendit ndaj Fulhamit, derisa Barry ishte po ashtu në formë të shkëlqyeshme ndaj Manchester United, pavarësisht se Aston Villa humbi ndeshjen.
Sulmi i Ligës Premier këtë javë ka në ballë yllin e Arsenalit, Emmanuel Adebayor, i cili shënoi dy gola në fitoren ndaj Manchester Cityt, së bashku me Jo i cili po ashtu gjeti rrjetën dy herë në fitoren e Evertonit ndaj Wiganit.
Ekipi i më i mirë i javës:
Portier: David James (Portsmouth)
Mbrojtës: Bacary Sagna (Arsenal); James Tomkins (West Ham); Chris Samba (Blackburn); Ashley Cole (Chelsea)
Mesfushorë: Gareth Barry (Aston Villa); Steven Gerrard (Liverpool); Frank Lampard (Chelsea); Marouane Fellaini (Everton)
Sulmues: Emmanuel Adebayor (Arsenal); Jo (Everton)