03 prill 2009

Pacini dhe Kasano mbeten të paprekshëm

Sulmuesit Kasano dhe Pacini nuk do të lejohen të largohen nga skuadra e Sampdorias. Këtë gjë e deklaron drejtori i këtij klubi, Xhuzepe Marota, i cili deklaron se bashkëpunimi mes Sampdorias dhe futbollistëve do të vazhdojë gjatë. “Pacini dhe Kasano janë dy futbollistë shumë të rëndësishëm për skuadrën tonë, dhe ne dëshirojmë t’i mbajmë ata gjatë këtu. Kam mendimin se edhe vetë futbollistët të njëjtën gjë mendojnë”, deklaron drejtori i klubit të Sampdorias.