JUVELIVE
▼
02 mars 2009
Xhenoa ankohet: Goli i Militos, i rregullt
Një Xhenoa më pak shkëlqyese se në ndeshjet e fundit, barazon në Sienë dhe arrin gjithsesi të marrë një pikë shumë të rëndësishme për zonën e Championsit. Megjithatë kuqeblutë janë të irrituar, sepse iu anullua një gol i rregullt i shënuar nga Milito, një episod që sipas trajneri Gasperini ndikoi ndjeshëm në ndeshje: “Është vërtet e vështirë të anullosh një gol si ai, - tha tekniku gjenovez. - Në shpejtësi normale është akoma më e dukshme që Milito vjen nga pas. Na vjen shumë keq, por tashmë kështu shkuan gjërat”. Sipas Gasperinit, pavarësisht nga goli i anulluar, ajo që u pa dje nuk ishte Xhenoa e zakonshme: “Ishte një ndeshje shumë e vështirë, Siena është një skuadër në formë të mirë”.