Roma/ Mobilizohen parlamentarët
Polemikat e penalltisë në favor të Interit kanë mbërritur deri në parlamentin italian. Presidenti i grupit “Roma Club”, Paolo Çento, do të grumbullojë sot një asamble të jashtëzakonshme të aksionerëve, për të vendosur për “iniciativat e protestave në mbrojtje të tifozëve verdhekuq, pas ndeshjes Inter-Roma dhe ndëshkimin e padrejtë të skuadrës romane”. Gjatë asamblesë do të mblidhen firmat e aksionerëve për kërkesën e një interpelance mbi vendosjen e gjyqtarëve në Serinë A.