03 mars 2009
“Gol me rëndësi, por do iki në qershor”
“Në qershor do të ndryshoj ambient dhe kjo gjë është e sigurt. Nuk është një vendim që e kam marrë vetë, por faktet flasin qartë dhe unë s’mund të bëj dot asgjë për ta ndryshuar situatën”. Kështu është shprehur Hernan Krespo në lidhje me largimin e tij të mundshëm në merkaton e qershorit. Goli i rëndësishëm që shënoi argjentinasi i ka lënë të pandryshueshme vendimet për t’u larguar nga klubi zikaltër: “Pas një viti shumë të vështirë është një gëzim i madh për mua të shënoja një gol aq të rëndësishëm për skuadrën, – ka shpjeguar Krespo. – Gjërat nuk ndodhin kurrë rastësisht, sipas mendimit tim. Ai gol është fryt i punës së përditshme të një futbollisti që përpiqet me shpirt të arrijë objektivat e tij. Unë i kam pranuar gjithmonë vendimet e trajnerit dhe nuk është në stilin tim që të krijoj polemika”.