JUVELIVE

02 mars 2009

Prandeli: Kritikoj ata që kritikojnë

Fiorentina nuk luan mirë në Rexhio Kalabria, por gjithsesi arrin të marrë një pikë, që e afron më shumë me vendin e katërt. “Eshtë e vështirë të thuash për një skuadër që luan keq kur kjo ka arritur të grumbullojë 45 pikë. Edhe kundër Rexhinës nuk kemi shkëlqyer, por duhet thënë se kjo është ndeshja e pestë në dy javë”, - tha trajneri Prandeli, i cili të shtunën kishte lëshuar disa deklarata të fuqishme ku linte të kuptohej se mund të largohej nga Firence në sezonin e ardhshëm: “Unë kam kritikuar ata që kritikonin. Shtypi kombëtar na ka gjykuar në mënyrë më objektive. Qytetarët e Firences duhet të ndihen krenarë për ekipin e tyre, ndërkohë që vetëm bëjnë kritika që nuk e ndihmojnë ambientin”, ka deklaruar Prandeli.