JUVELIVE

03 mars 2009

Ibra në ankth: S’jam shumë mirë

Nuk është një skenë shumë e zakonshme pamja e Ibrahimoviçit që largohet i zhgënjyer nga “San Siro”, por ja që ka ndodhur të dielën pas ndeshjes që zikaltrit luajtën kundër Romës. Gjendja e tij fizike nuk është e mirë, për shkak të një dhembjeje muskulore që sulmuesi suedez ka ndjerë në këmbë. Madje ai ka qëndruar në pankinë pikërisht si rrjedhojë e këtij problemi dhe nuk ka pasur mundësi të luajë. “Nuk e di sesi ndihem, as mirë dhe as keq, - ka thënë shkurt suedezi. - E mbajta në pankinë, sepse doja që t’u bëja pak presion lojtarëve të Romës. Në këtë mënyrë, ata do të mendonin që Ibra mund të futej nga momenti në moment”, ka shpjeguar Murinjo, i cili së fundmi ka marrë edhe përgëzimet e Rio Ferdinandit (“Vetëm pak njerëz mund të zënë vendin e Fergusonit, dhe një ndër ta është Zhoze Murinjo”). Nëse nuk do të ishte ndeshja e kthimit kundër Mançesterit pas 10 ditësh, Zlatan do të mund të zbriste në fushë për këtë sfidë. Mësohet se ai ka ndjerë shqetësime në muskuj, kështu është vendosur që do të ishte më mirë të kursehej për ndeshjen ndaj Romës.