JUVELIVE

03 mars 2009

1 vit pa penallti kundër Interit

Një përvjetor mbetet gjithmonë i tillë. Edhe nëse nuk festohet, të paktën duhet kujtuar. Për këtë arsye, duke parë edhe polemikat e shpërthyera për penalltinë e Balotelit, është e pashmangshme të mos ketë një kthim prapa prej 12 muajsh. Ishte 2 marsi i vitit 2008, kur në stadiumin “San Paolo” luhej Napoli-Inter. Po gjyqtari Ricoli vërshëlleu një penallti kundër skuadrës milaneze, duke ndezur kontestimin e Materacit me shokë. Zalajeta merr përsipër ekzekutimin, duke gabuar. Nga atëherë ka kaluar një vit pa penallti kundër për Interin. Pas 25 javësh të këtij kampionati, ekipi i Murinjos ka mbetur edhe i vetmi në Serinë A që s’ka pësuar 11-metërsha.