04 shkurt 2009
Vikotoria - “Devid është shumë i lumtur në Milano”
“Jam e lumtur, sepse e di që Bekham ndihet i shumë mirë te Milani. Është fantastike kur shikon sesa shpejt filloi të shënojë në kampionatin italian”. Kështu është shprehur për median, Viktoria Bekham, bashkëshortja e asit anglez të Milanit: “Fëmijët kanë qëndruar në Los Anxhelos dhe për momentin janë me prindërit e mi, ndërsa unë shkoj e vij nga Italia në Amerikë e Londër. Sidoqoftë, Devid do të qëndrojë në Milano deri në fillim të muajit mars dhe në këtë mënyrë, qëndrimi nëpër hotele nuk përbën një problem për mua”. Duke folur për transferimin momental të mesfushorit te Milani, zonja Bekham ka pohuar: “Milano i pëlqen shumë, por edhe mua më pëlqen që Devid të qëndrojë te Milani. Këtu unë njoh shumë njerëz, sidomos të botës së modës, Dolce&Gabana, Armani, Kavali e Berardi.. Pastaj Milano është një qytet i gjallë, plot me energji. Këtu gatuhet mirë dhe nuk besoj se kam ndonjë motiv për të mos e pëlqyer qëndrimin në Itali. Kanë shkruar që nuk do të kisha vënë këmbë kurrë në këtë qytet, por ju siguroj se nuk e kam thënë kurrë diçka të tillë”, shprehet për median italiane, Viktoria Bekham.