Në një intervistë për të përditshmen ital iane “Gazzetta dello sport”, administratori i Milanit, Adriano Galiani, nuk e fsheh ëndrrën e tij për të mbajtur në Milano deri në fund të sezonit Devid Bekham. Por përveç kësaj, drejtuesi kuqezi prej Milanit kërkon edhe titullin Kampion të Italisë, i cili ka gjashtë vjet që i mungon. Adriano, a ëndërroni një derbi, fati i të cilit të vendoset nga një gol i Bekhamit, siç ndodhi me Ronaldinjon gjatë fazës së parë? Personalisht ia kam më shumë frikën Rexhinës se Interit. Derbit nuk i druhem, sepse në vitin 2008 i kemi fituar të dyja përballjet me zikaltrit, por nga ana tjetër, Interi ka grumbulluar gjithmonë më shumë pikë se ne.
Tifozët vazhdojnë të kërkojnë me ngulm qëndrimin e Bekhamit. Por duhet të kuptoni që Devid është një lojtar i Galaksit dhe ne sigurisht që nuk mund ta mbajmë peng në Milano. Ndërkohë, duket se edhe ai dëshiron të qëndrojë? Them se po, por unë mund të flas vetëm për atë që dëshiron të bëjë klubi. Milani do të bëjë të pamundurën për të mbajtur anglezin deri në fund të sezonit. Dhe nëse Galaksi do ishte e gatshme të bisedonte, ne do ishim të lumtur. Por kontrata flet qartë se, ata gëzojnë të gjitha të drejtat për ta marrë Bekhamin më 9 mars. Bekhamin, përpara se të vinte te Milani mediat e përkufizonin si një aktor Hollivudi. Tashmë pas pesë ndeshjes besoj se edhe ju jeni “hakmarrë” ndaj kritikëve? Më 23 shkurt mbush plot 23 vjet që punoj si administrator i Milanit dhe kam mësuar shumë gjëra. Mund t’iu them që nëse Senderos vjen te Milani, dëmtohet dhe luan pak, ai nuk mund të quhet një blerje e gabuar, por nga ana tjetër, edhe nëse Bekham vjen e ingranohet shumë mirë me skuadrën, nuk do të thotë se unë jam një gjeni. Unë nuk jam i mendimit se gjithçka varet nga motivimi i vetë lojtarit. Pastaj të tjerat nuk kanë shumë rëndësi, gazetat atë punë kanë. A jeni i habitur nga dy humbjet radhazi të Juventusit? Kampionati i Juventusit duhet analizuar në tërësi e jo vetëm për dy ndeshjet e fundit. Bardhezinjtë janë të tretët në klasifikim dhe për momentin po hasin vështirësi, por jam i sigurt se do përmirësohen. Besoni se Interi mund të arrihet nga Milani? Nuk e di sesi do përfundojë kampionati, por mund t’iu them që si ne, Juventusi edhe Interi do luftojmë deri në javën e fundit me njëra-tjetrën. Por nëse Milani do ta mbyllte kampionatin në vend të dytë, unë nuk do isha i kënaqur, sepse kemi një skuadër fantastike, e cila e meriton të shpallet Kampione
e Italisë. E imagjinonit pas atij barazimi ndaj Xhenoas, një ngjitje kaq të shpejtë të Milanit në tabelën e klasifikimit? Unë të mërkurën kam qenë nervoz për motive të tjera me mikun tim Karleto (lidhur me zëvendësimet e bëra prej tij), e barazimi me Xhenoan nuk hyn fare. Por sinqerisht nuk e prisja që Juventusi e Interi të kumbisnin pikë. Çfarë mendoni për vërshëllimat
e tifozëve ndaj Sedorfit? Sedorf ka një forcë të brendshme, e cila e lejon të kalojë çdo moment të vështirë, tifozët që e vërshëllejnë duhet ta kuptojnë që Milani nuk ka bërë ndonjëherë ndeshje të mëdha pa kontributin e rëndësishëm të Klarensit. Sedorf nuk është në maksimumin e formës së tij, por jemi të bindur që ky është vetëm një moment kalimtar. A e prisnit këtë paraqitje
fantastike të Patos? Pato është një futbollist i talentuar dhe këtë e di e gjithë bota. Ronaldinjo na është dukur disi i nervozuar, a është e vërtetë? Duhet ta rikuperojmë sa më shpejt. E kuptoj që bashkëjetesa e tij me Kakanë, Paton dhe Sedorfin është e vështirë, por shpresoj që trajneri ynë do të studiojë ndonjë skemë të re për të aktivizuar edhe Ronaldinjon.