JUVELIVE
▼
04 shkurt 2009
“Muslera do të jetë e ardhmja e portës laciale”
Silvano Martina, portieri legjendar i viteve ‘70-‘80 aktualisht menaxheri i Xhanluixhi Bufonit, në një intervistë për mediat italiane ka promovuar portierin e Lacios, Muslera si një portier me një të ardhme të madhe përpara: “Muslera do jetë portieri i së ardhmes. Portieri lacial, për mendimin tim ka qenë lojtari më i mirë në fushë kundër Milanit. Ai është një portier me të ardhme. Nëse do isha trajneri i Lacios, do përpiqesha të punoja shumë me të. Për mendimin tim, Muslera shumë shpejt do bëhet një nga portierët më të mirë në botë. Jam i sigurt se shumë shpejt vlera e kartonit të tij do rritet, e nëse Lacio nuk i blindon kontratën rrezikon ta humbasë. Po të isha presidenti i Lacios do t’i rinovoja kontratën sa më shpejt”, ka përfunduar Silvano Martina, aktualisht menaxheri i Xhixhi Bufon.