JUVELIVE
▼
04 shkurt 2009
Korvino është i kënaqur me merkaton vjollcë
Drejtori i përgjithshëm i klubit të Fiorentinës, Pantaleo Korvino, shpjegon zgjedhjet e klubit vjollcë gjatë kësaj merkatoje dimërore: “Gjatë merkatos dimërore jam përpjekur të përputh nevojat teknike me ato ekonomike. Për momentin na është dashur të shesin disa lojtarë, të cilët trajneri ynë Çezare Prandeli kishte kohë që nuk i aktivizonte. Njëkohësisht kemi përforcuar skuadrën me aq sa kemi mundur gjatë këtij sezoni. Besoj se kemi bërë një punë të mirë, e cila do japë frytet e veta”. Pantaleo Korvino shpreh të gjithë lumturinë e tij për rendimentin e mirë që po jep aktualisht Fiorentina: “Objektivat tonë janë të pozicionohemi pas Milanit, Juventusit dhe Interit. Shpresojmë që deri në fund të sezonit t’ia arrijmë qëllimit tonë. Ndonëse e dimë mirë që nuk do jetë e lehtë”.