01 nëntor 2008

XHORXHO KIELINI - Sukesi ndaj Romës, fundi i krizës

Mbrojtësi i Juventusit, Xhorxho Kielini, është shumë i lumtur ngapërgjigjja e fortë që i ka dhënë krizës së javëve të fundit skuadra e tij,me tri fitore radhazi. I shndërruar në një ndër shtyllat kryesore tëbardhezinjve, ai e sheh si vendimtare përballjen me Romën. “Ndërfaktet më pozitive në prag të kësaj ndeshjeje janë rikthimi në dispozicioni Del Pieros, Kamoranezitdhe Legrotaljes. Ata janë njëforcë më shumë në një sfidëqë parashikohet sa e fortë, poaq edhe e rëndësishme për tëdyja skuadrat. Ndeshja me verdhekuqtëështë një tjetërpengesë që duhet ta kalojmë,dhe në rast se do ta mbyllimpozitivisht atë, atëherë pa diskutimdo të fillonte një tjetër kampionatpër ne. Titulli? Unë nuke përmenda këtë fjalë, pasi saherë që kemi folur mbi një objektiv të tillë, më pas diçka nuk kafunksionuar në skuadër. Do të ishte më korrekte të zbrisnin në fushëme synimin e vetëm të fitores e më pas të shohim se çfarë do të narezervojë kampionati”, ka deklaruar Kielini.