KOBOLI XHILI - “Tiago më magjepsi ndaj Bolonjës”
Ndonëse infermieria bardhezi po zbrazet dita-ditës, presidenti i Juventusit,Xhovani Koboli Xhili, pranon se në merkaton e janarit mund të ketëpërforcime. Një prej tyre është aktualisht në grupin e drejtuar nga KlaudioRanieri, portugezi Tiago Mendez. “Tiago më ka mahnitur në ndeshjenndaj Bolonjës. Në atë sfidë tregoi të gjitha ato cilësitë, të cilave ne ubesuam për ta sjellë atë në Torino.Besoj se ai tashmë e ka kuptuarmënyrën tonë të lojës dhesigurisht që rikthimi i tij do të najepte një ndihmë më shumë. Porndërkohë, ne kemi nisur të studiojmëmerkaton evropiane, kështuqë në janar mund të mbërrijëndonjë përforcim. Rinovimi i PavelNedvedit? Kemi një marrëdhënietë shkëlqyer me të, porçdo gjë për sa i takon kësajçështjeje varet vetëm prej tij. Nejemi gjithmonë të gatshëm të bashkëpunojmë me kampionë. Ndeshja meRomën? Është një sfidë, e cila duhet fituar me çdo kusht për të konfirmuarmomentin e mirë që po kalojmë, por gjithashtu shpresojmë edhe nënjë spektakël për të pranishmit dhe tifozeritë”, ka përfunduar Xhili.