20 nëntor 2008

Villarreal planifikon një ofertë 17 milionë euro për Balotellin

Villarreal planifikon një ofertë 17 milionë euro për Balotellin Interi po përballet me një sulm të klubeve spanjolle të cilat gjithnjë e më shumë paraqesin interesim për yllin e ri të nerazurëve, Mario Balotellin.
Real Madridi dhe Villarreali janë të interesuar për shërbimet e sulmuesit, i cili aktivizohet në kombëtaren U21 të Italisë dhe janë të gatshëm të dërgojnë ofertë në drejtim të Interit që në afatin kalimtar të janarit.Villarreali thuhet se përgatit një ofertë prej 17 milionë eurosh për Balotellin dhe është në gjendje të paguajë gjysmën e kësaj shume menjëherë.


Klubi spanjoll e sheh Balotellin si një zëvendësim të mundshëm të Giuseppe Rossit, i cili me sa duket do të zhvendoset në Juventus këtë dimër.