“Il Corriere Dello Sport” njofton se skuadra e Milanit dëshiron ta transferojë mbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramos, për ta zëvendësuar legjendën e Rossonerëve, Paolo Maldini.Pritet që në fund të sezonin, legjenda e futbollit italian dhe botëror t’i japë fund karrierës së tij si futbollist, ndërsa vendin e tij duhet plotësuar me një lojtar klasi. Mbrojtësi spanjoll i krahut, Sergio Ramos, është njeriu kryesor i cili mund ta zëvendësojë Maldinin, prandaj drejtuesit e skuadrës kuqezi janë përqendruar te Los Merengues. “Duhet patjetër të bëjmë përforcime në mbrojtje pas tërheqjes së Maldinit. Do të jetë shumë vështirë për ta zëvendësuar atë”, ka thënë zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani. “Il Corriere Dello Sport” njofton se Rossonerët janë të gatshëm të bëjnë një mega-ofertë për mbrojtësin 22-vjeçar.