10 tetor 2008

Xhovinko pranon rinovimin 5-vjeçar.

Sebastian Xhovinko, talenti i futbollit italian, gjen akordin me Juventusin për rinovimin e kontratës. Marrëveshja mes drejtuesve të klubit dhe përfaqësuesve të mesfushorit erdhi në të njëjtën tavolinë të restorantit "Dy shpatat", ku nëntë vite më parë bardhezinjtë paguan 10 miliardë lireta (afro 5 milionë euro), rinovimin për Del Pieron. Pas takimeve të shpeshta gjatë muajit të kaluar, më në fund drejtori sportiv, Seko, arriti atë që donte: 5 vjet kontratë për "milingonën atomike", deri më 2013, me rrogë bazë 1 milion euro në sezon, që në vazhdim do të rritet. Firma në kontratë do hidhet në zyrat qendrore të klubit, më 17 tetor.