10 tetor 2008

Galiani këshillon Xhilin: Mos e largoni Ranierin.

Adriano Galiani e kupton fare qartë situatën e vështirë të rezultateve që po kalon skuadra e Juventusit, pasi me një episod të tillë është përballur edhe Milani në javët e para të sezonit. Pikërisht për këtë arsye, administratori i deleguar i Milanit, ka këshilluar me shumë sportivitet presidentin e “Zonjës së Vjetër”, Xhovani Koboli Xhilin: “Juventusi duhet të vazhdojë përpara me Klaudio Ranierin në krye, pasi është absurde të mendosh të largosh një trajner vetëm pas gjashtë javëve të para të sezonit. Mendoni nëse ne do të kishim shkarkuar Karlo Ançelotin vetëm pas tri ndeshjeve të para... Mbase zëvendësuesi i tij do të kishte arritur gjithashtu, të fitonte pesë ndeshje radhazi dhe ne do ta kishin shndërruar atë në një gjeni. Gjithsesi, zgjidhjet e shpejta shpeshherë nuk rezultojnë fituese dhe sigurisht që trajnerë si Ranieri e Ançeloti nuk janë të shumtë”.