Martesa ndërmjet Xhiovinkos dhe Juventusit duhet bërë dhe do të bëhet. Të gjitha divergjencat ekonomike në fund të fundit do zgjidhen, ndoshta gjatë një takimi dreke, siç ndodhi me Del Pieron, simbolin e tifozëve bardhezi, simbol të cilin Xhiovinko shpreson ta zëvendësojë denjësisht në zemrat e tifozëve juventinë. Dëshira e vetme e fantazistit është që me kalimin e kohës të shndërrohet në një lojtar thelbësor tek Juve, ashtu siç është sot idhulli i tij, Alesandro Del Piero. Ndërkaq, vetë menaxheri i Xhiovinkos, Klaudio Paskualin, tregon se rinovimi i kontratës së tij me Juventusin nuk është ndonjë problem, pasi ai dëshiron të qëndrojë përjetësisht tek ekipi bardhezi: “Dëshira e Xhiovinkos është të qëndrojë përjetësisht tek Juventusi dhe të luajë në krah të idhullit të tij, Alesandro Del Pieros”.
JUVELIVE
▼
14 tetor 2008
Xhiovinko, përjetësisht bardhezi