JUVELIVE

15 tetor 2008

Barcelona: Alonso në vend të Toure

Nëse Yaya Toure largohet në janar, atëherë Barcelona do të kërkojë shërbimet e mesfushorit të Liverpoolit, Xabi Alonso.Blaugranët dëshirojnë ta mbajnë mesfushorin defansiv nga Bregu i Fildishtë, mirëpo ai ka shprehur dëshirë të largohet për shkak të minutazhit të shkurtë që luan. Juventus dhe Arsenal tashmë janë të gatshëm për të siguruar shërbimet e Toure që në janar, ndërsa po të largohej ai, atëherë Pep Guardiola do të kishte probleme në mesfushë. Zëvendësuesi i përsosur për Toure do të ishte Xabi Alonso, pasi që sekretari teknik i Barcës, Txiki Begiristain, është duke kërkuar shërbimet e tij që prej kohës kur luante për Real Sociedad. Nga ana tjetër, Liverpool e ka bërë të qartë se vetëm nëse marrin një ofertë që iu konvenon atyre atëherë do ta lëshojnë Alonson të largohet nga Anfield.