JUVELIVE

08 shtator 2008

Zidane: Mos e fajësoni Mexesin

Legjenda botërore e futbollit dhe ish-kampioni i Botës me Francën, Zinedine Zidane, ka kërkuar që të mos akuzohet mbrojtësi Phillipe Mexes për humbjen e Francës nga Austria.“Duhet ta lëmë skuadrën të punojë me qetësi. Ajo çka ndodhi mbrëmë është një presion i mjaftueshëm, nuk ka nevojë që ta teprojmë edhe më shumë. Me pak punë gjithçka mund të rregullohet”. “Mexesin duhet ta lejojmë të luajë, sepse ai mund të jetë ardhmëria e vendit tonë. Ai mund të jetë Thurami i ri”. “Përkundër kritikës duhet ta kuptojmë se gabimet ndodhin dhe duhet t’i jepet sërish mundësia për takimin e të mërkurës me ç’rast do të luajë më mirë”, ka thënë ish-lojtari i Juventusit dhe Real Madridit.
www.grande-juve.tk