Luis Fabiano ka shënuar nga një gol në secilën pjesë, në fitoren 3-0 të Brazilit ndaj Kilit, derisa brazilianët ngjiten në vendin e dytë në kualifikimet e Amerikës së Jugut për Botërorin 2010. Robinho, i cili së fundi iu bashkua Manchester Cityt për 42 milionë euro, shënoi golin tjetër gjatë ndeshjes së mbrëmshme në Santiago, pas të cilës fitore kampioni i pesëfishtë botërorë mbledh 12 pikë.Paraguai, është në kërkim të pjesëmarrjes së katërt në radhë në Kupën Botërore, duke kryesuar me 14 pikë, pas barazimit 1-1 me Argjentinën dy ditë më herët.E treta e renditur, Argjentina, po ashtu ka 12 pikë, një më shumë se Uruguai. Për në Kupën Botërore 2010, që do të mbahet në Afrikën e Jugut, do të kualifikohen katër ekipet e para.www.grande-juve.tk