JUVELIVE

04 shtator 2008

West Ham, Roberto Mancini ne horizont

Ne listen e drejtuesve te klubit londinez jane edhe emrat e Slaven Bilic i cili mahniti kontinentin e vjeter me stilin e vecante drejtues dhe Paolo Di Canio-s. Ndizet drita jeshile qe trajneri italian Roberto Mancini te drejtoje nje skuader ne Angli. Pas largimit nga Interi dhe zerave per nje marreveshje te mundshme me Chelsea, ai eshte shume afer stolit te West Ham qe u la bosh nga tekniku Alan Curbisheley. Akatualisht Mancini eshte i papune dhe nje pankine ne Premier League do ishte luks per te dhe nje rifillim i mire pasi te gjitha te medhate e Europes tashme i kane pankinat e zena. Pengese per arritjen e marreveshjes eshte paga qe Mancini merrte tek Interi. 6 milione euro ne sezon jane shume per klubin e “Cekaneve”, financat e te cileve nuk jane dhe aq te shendosha per te perballuar nje luks te tille ne stol. Nderkohe, nje tjeter pengese eshte edhe deshira e tifozeve per te pare ne pankine teknikun e Kroacise, Slaven Bilic, i cili mahniti kontinentin e vjeter me stilin e vecante drejtues. Nje tjeter emer i lakuar per kete detyre edhe italiani Paolo Di Canio.