JUVELIVE

04 shtator 2008

Duro kerkon golin me vleren e fitores

"Suedia eshte nje kombetare shume e forte. Nuk mund te nenvleftesohet Larson qe ka nje eksperience te madhe. Duhet te shfrytezojme armet tona qe eshte fusha dhe tifozet" Klodian Duro eshte nje nga futbollistet shqiptare qe shkelqeu kete vere ne arenen nderkombetare me skuadren e Omonias, pasi me dy golat e tij eleminoi gjigandin grek AEK nga Kupa UEFA. I gjendur ne nje forme shume te mire fizike dhe morale, mesfushori elbasanas pranon se duhet perkushtim maksimal nga te gjithe lojtaret kuqezi per t’i marre pike Suedise. “Une mendoj qe duke dhene maksimumin dhe duke u impenjuar maksimalisht per te bere me te miren, do kemi shanset tona per rezultat pozitiv qe eshte si barazimi ashtu dhe fitorja”, u shpreh mesfushori i kombetares. Sipas tij, ndeshja e 6 shtatorit ne “Qemal Stafa” nuk do te jete kunder Ibrahimovicit, por kunder kombetares suedeze. “Suedia eshte nje kombetare shume e forte. Nuk mund te nenvleftesohet Larson qe ka nje eksperience te madhe. Duhet te shfrytezojme armet tona qe eshte fusha dhe tifozet. Do ta deshiroja nje gol, por nje gol me vleren e fitores”, nenvizon Duro. 3 gola brenda 7 diteve e kane shnderruar Duron si heroin e Omonias. Tashme deshira e tij eshte te shenoje edhe me fanelen kuqezi.